Januzaj asiston, United kampion

Adnan Januzaj ka shkëlqyer edhe një herë për skuadrën e Manchester United. Mesfushori istogas ka luajtur për 90 minuta në finalen e grupmoshave U21 të Premierligës Angleze mes Manchester United dhe Tottenham.
United fitoj me rezultat 3 me 2 ndërsa Januzaj asistoj në një gol, ndërsa ishte një nga më të mirët në fushë. Ky edicion vlerësohet si i fundit për Januzajn në këto grupmosha pasi që ka gjasa të mëdha për tu futur në skuadrën e parë të Manchester United.
Pak ditë më parë Januzaj u shpallë si talenti më i mirë i vitit te Manchester United./Indeksonline/