E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti i Raul: Më kërkoj edhe Barcelona

Raul Gonzales ka zbuluar për herë të parë një sekret të karrierës së tij. Ish sulmuesi legjendar i Real Madridit tha se në karrierë ka patur shumë ofertë, njëra nga të cilat ishte edhe nga Barcelona.

"Unë në një kohë kurrë nuk e kam menduar largimin nga Real Madridi. Me ardhjen e Mourinhos unë kuptova se duhet të mendoj këtë gjë. Ai ishte shumë miqësor me mua por se nuk më garantoj asgjë në skuadër. Në karrierë kam patur shumë oferta. Më ka kërkuar Juventusi, por unë nuk doja të shkoja në Torino.

Unë kam patur ofertë edhe nga Barcelona, gjë të cilën se kam thënë asnjëherë. E pata refuzuar sepse Madridi është qyteti im dhe i familjes time" deklaroj sulmuesi i Al Saad./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›