Mario Gomez ka zgjedhur Fiorentinen

Mario Gomez e ka vendosur. Ai do të jetë lojtar i Fiorentinës sezonin e ardhshëm. Nga Bajerni, kampion i Europës dhe i Gjermanisë, sulmuesi dëshiron të shkojë në Serinë A, por në një klub më të vogël.
Gjithsesi, ende nuk ka përfunduar asgjë pasi Fiorentina ka deklaruar se nuk paguan dot 15 milionë eurot që kërkon Bajerni. Ndoshta këto i paguan Napoli. Të martën Gomez bisedon me Rumenigen
Është po Napoli që hyn në skenë për Erik Lamelën. Sulmuesi i ri argjentinas është mjaft i kërkuar, por kontaktet mes tij dhe napolitanëve e kanë zemëruar shumë klubin e tij aktual, Romën.
Së fundi, Shabi Alonso mund të bëjë një kthim emocionues në “Anfild”. Tek Liverpuli. Mesfushori bask, prej disa sezonesh tek Reali, ka luajtur tek të kuqtë me trajnerin Benitez, ndërsa tani vendin e tij në “Bernabeu” duket se e ka zënë i riu Ijarramendi.