Japin: Jeta ime, nje menage a trois
Flet në Shqip në Top Channel, Artur Japin, autor i librit Shëmti e përkryer, nga Skanderbeg Books
Di pak për Shqipërinë. Në fakt, doja të krijoja idenë time, sepse kuptova se liria që kemi këtu, ne Hollande, është e mrekullueshme, sepse njerëzit mund të jenë më të lumtur kur nuk gjykohen. Por gjithashtu duhet të kuptosh që është vetëm një pjesë e vogël e botës ku ekziston kjo liri. Dua të zbuloj se si e bëjnë njerëzit në vende të tjera. Pa i gjykuar. Ajo që më intereson të di, , eshte sa të mençur janë njerëzit që janë homoseksualë në Shqipëri. Si jetojnë, çfarë zgjidhjesh gjejnë dhe ku e gjejnë lumturinë, kur nuk u lejohet të jenë të lirë, të jenë vetvetja. Njerëzit bëhen shumë krijues ndonjëherë, dhe këtë dua të zbuloj. Jo sa keq është, por sa e mrekullueshme mund të jetë, edhe kur diskriminohesh.
Një nga librat tuaj më të famshëm, Shëmti e Përkryer, është përkthyer nga Skanderbeg Books në Shqipëri që para dy vjetësh. Një libër që flet për dashnorin më të njohur në botë, dhe takimin e tij me një prostitutë.
Ajo njihet në shumë vende tashmë, pasi është përkthyer në 21 vende. Sigurisht që ka qenë e panjohur, para se të shfaqej libri. E kam hasur vetëm rastësisht, shumë vite më parë, para se të bëhesha shkrimtar. Shkova në Venecia, dhe siç bëhet zakonisht, mora libra që kanë të bëjnë me Venecian. Mora disa nga librat e mi nga raftet, atë të Xhakomo Kazanovës, dashnori i njohur. Mora vetëm tri-katër volume, sepse ai i ka shkruar kujtimet në 12 të tilla. Nisa të lexoj historinë e tij të mrekullueshme, jetën me gratë e shumta, duke paraqitur gjithnjë anën heroike të vetes, në të gjitha lidhjet. Vura re që ishte një vajzë, për të cilën ishte shkruar shumë pak. Vetëm pak rreshta, në të gjitha herët. Ishte dashuria e tij e parë, Luçia. Ai e përmend dy herë në libër. Në volumin e parë ajo është 14 vjeçe ndërsa ai 17, dhe takohen jashtë Venecias, në Basiano. Bien në dashuri dhe premtojnë të jenë gjithnjë besnikë. Pastaj i duhet të kthehet në Venecia, dhe kur kthehet, ajo është zhdukur. Aty shkruan më shumë për veten se për të, duke thënë që është shumë i lënduar. Aty mori një vendim që e ktheu në dashnorin e famshëm që njohim tani. Ai vendosi që sdo tia jepte kurrë zemrën dikujt, sepse sdonte të lëndohej më aq shumë.
A është e vërtetë? E dimë që Luçia është e vërtetë, që ka qenë e dashura e tij e parë. Por është e vërtetë që e mori pas kësaj ndodhie famën si zemërthyes?
Mendoj se mund të jetë kështu, ai jep vetë një shpjegim. Mund të jetë e vërtetë sepse ai e përmend shumë pak. Teksa shkruante historitë e bukura për gratë e tjera, atë e përmendte fare pak. E përmend dhe një herë të dytë, disa volume më vonë. Ai shkon në Amsterdam, dhe siç bëhet në Amsterdam me një mik, shkoi në një shtepi publike. Aty e pa papritur dhe e njohu. Thotë në pak rreshta që edhe pse ajo duhej të ishte rreth 30 vjeçe, dukej si mbi 50, aq e tmerrshme sa nuk ia hidhje dot sytë. E shëmtuar dhe e deformuar. Vetëm kaq thotë. Kjo më bëri të ngre shumë pyetje. Si përfundoi në Amsterdam, pas aq shumë vitesh, vajza e vogël nga Venecia? Si u bë nga vajza e një fermeri të thjeshtë, në prostitutë? Si të lëndon kjo, e mbi të gjitha, pse hoqi dorë nga dashuria e saj, sepse ai ishte dashuria e saj e madhe, gjithashtu? Pse e la? Ai e përmend deformimin, por nuk e pyet veten në libër se çmund ti kishte ndodhur që ishte bërë aq e tmerrshme. Kjo më la me shumë pyetje. Tani është një prostitutë e famshme, por jo në atë kohë. Ajo pëlqehej këtu për shkak të atij deformimi, por për këtë do të flasim më vonë.
Ju e kritikoni Luçian në libër sepse i mori vendimet duke u bazuar në mendje, dhe jo me zemër. Pse? A jemi të detyruar të vendosim gjithnjë me zemër?
Po! Sigurisht, gjithnjë duhet ndjekur zemra. Por ky është një zbulim që ajo e bën vetë në libër. Dhe e bën më shumë për atë, sepse kur sheh Xhakomo Kazanovën sërish në Amsterdam, ajo mban një vello, për shkak të deformimit në fytyrë. Duhet të fitojë para si prostitutë, ndaj duhet ta fshehë shëmtinë, por zbulon që burrat faktikisht e pëlqejnë atë fshehtësi.
Ajo e përdor për shkak të botës.
Ajo thotë që njerëzit mendojnë se fshihet prapa vellos, por ajo vetw thotë se në fakt po fsheh botën nga vetja, sepse duket shumë më e butë nga prapa vellos. Sepse kur ke një deformim në fytyrë, njerëzit të shohin dhe tmerrohen. Ose përpiqen të mos e shohin fare. Është gjithnjë një distancë midis teje dhe njerëzve. Dhe sapo vendos vellon, ajo ndien që mund ti krijojë më lehtë lidhjet. Ajo e sheh Xhakomo Kazanovën pas kaq vitesh. Ai se njeh, sepse ajo ka vello, por ajo e njeh. Sheh një djalë që ishte 17 vjeç kur ajo e donte, dhe tani e sheh si burrin që i ka lënduar zemrën. Ai e do me mendje, sepse është vendimi që ka marrë para shumë vitesh, por ajo ende se di. Nis të mendojë se si ajo e ka kuptuar dashurinë shumë më mirë në atë jetën e saj të vështirë. Më mirë se ai, me lidhjet e tij të mrekullueshme. Pastaj ajo vendos që duhet ta sqarojë këtë. Por zbulon që kur ndjek zemrën, është gjithnjë gjëja më e mirë. Unë e kam zbuluar këtë që fëmijë. I kam parë gjithnjë njerëzit se si e bëjnë. Në fillim e dinë gjithnjë se çfarë duhet të bëjnë, por pastaj mendohen që mbase sduhet ta bëjnë për shkak të asaj që do të thonë të tjerët, nga gjykimi i të tjerëve. Nisin të kenë frikë dhe nuk ndjekin ndjenjën e tyre të parë. Unë përpiqem ta jetoj jetën duke ndjekur nismën time dhe zemrën. Kjo është ajo që po përpiqen të përcjell me emrin.
Pra, nuk është vetëm për dashurinë, por për gjithçka.
Për gjithçka.
Mendoni se duhet të vendosim me zemër, jo me mendje.
Jam i sigurt që nëse njerëzit do të ndiqnin atë që ndiejnë, do të kishim më pak probleme në botë. Kur nisin të mendojnë se çduhet të bëjnë me këto ndjenja, nëse duhen fshehur, nëse duhen nxjerrë hapur, nëse duhen shprehur më shumë, nis të mendosh e ti prishësh gjërat. Kjo ka qenë përvoja ime që më ka çuar shumë para në jetë. Nëse e ndjek atë impuls, je gjithnjë në udhën e duhur.
Në Shqipëri, titulli është Shëmti e Përkryer. Por çfarë do të thotë kjo shëmti e përkryer në sytë e Arturit?
E keni fjalën për titullin origjinal? Është e vështirë, është i papërkthyeshëm. Në të gjitha gjuhët që është përkryer, të gjithave u është dashur ta përshtasin me një titull tjetër. Zakonisht është Në sytë e Luçias. Në gjuhën hollandeze do të thotë mungesë e bukur e diçkaje, një damkosje madhështore. Më pyet se çkuptim ka pasur në jetën time? Duhet të kthehem tek fëmijëria ime, që ka qenë e vështirë për shkak të babait, i cili vdiq kur isha 12 vjeç. Dhe sishte dhe aq problemi, por zgjidhja, çuditërisht. Kishte një sëmundje mendore, të cilën isha shumë i ri për ta kuptuar. Dhe për shkak të sëmundjes, kishim shumë dhunë në shtëpi. Jo kundër meje, por kundër mamasë. Jam fëmijë i vetëm, pa motra apo vëllezër. U përballa me shumë dhunë atje, që në moshë të re, por duhej të shkoja në shkollë kur isha gjashtë vjeç. Ngaqë kur je mësuar me dhunë në shtëpi, që fëmijë, je shumë i ndërgjegjshëm kur ajo ndodh dhe sapo ajo shpërthen diku, rri i qetë, nuk bën gjë e pret të kalojë. Shkova në shkollë dhe ju e dini se si është çdo grupim njerëzish, sidomos një grup fëmijësh. Duhet të gjejnë vetveten. Për këtë ata kapen me dikë që mendojnë se është më i dobët se ata dhe që sreagon si ata. Kështu që më kanë ngacmuar që në fillim. Në shkollë nisi të ketë dhunë dhe ishte fëmijëri shumë e vështirë.
Si arritët ta menaxhoni këtë lloj marrëdhënieje që patët me familjen.
Kjo është pjesa e bukur për këtë. Kur je fëmijë, ske nevojë ta dish këtë, sepse do vetëm të jesh i l