Japin dorëheqjen 17 anëtarë të lartë të AK-së
Spahiu në Fier: Rama ka bërë marrëveshje me Berishën. Protestë e madhe më 1 maj
Aleanca Kuqezi ka vijuar dje aktivitetin e saj normal elektoral me një tubim në qytetin e Fierit. Në tubimin e zhvilluar paraditen e djeshme, kreu i kësaj lëvizjeje, Kreshnik Spahiu ka qenë i shoqëruar nga dy emra të mirënjohur të kësaj force politike, Myslym Pasha dhe Lisien Bashkurti. Përgjatë këtij aktiviteti Spahiu, ashtu siç pritej ka sulmuar ashpër të dy liderët e politikës, Kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Ai madje foli dhe për një marrëveshje mes këtyre dy liderëve në kurriz të interesave të qytetarëve shqiptarë. E keni vënë re dy partitë e mëdha, që pas 23 qershorit do jenë të vogla, sesi akuzojnë njëra-tjetrën si krijuese të Aleancës Kuqezi? E gjitha kjo vjen si pasojë e faktit se Aleanca Kuqezi nuk u bë palë e asnjë interesi të ngushtë personal, por zgjodhi ti drejtohet sovranit me flamurin shqiptar dhe jo nën hijen e flamujve rozë apo bardheblu që kanë marrë peng Shqipërinë prej 23 vitesh. Partia Socialiste refuzoi arrestimin e shtetasit Berisha, pasi lideri i saj, Edi Rama, ka bërë marrëveshje për të mos e arrestuar këtë shtetas. Ftoj Edi Ramën të tregojë marrëveshjen me të pandehurin Berisha. Këta dy shtetas janë autorë të Gërdecit, 21 Janarit, Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste refuzoi bashkimin Shqipëri-Kosovë, theksoi Spahiu përpara qytetarëve fierakë. Nga ana tjetër, kjo parti ka humbur dhe disa përfaqësues të saj si pasojë e mosarritjes së një marrëveshjeje me Partinë Socialiste për të qenë bashkë në një koalicion parazgjedhor opozitar. Kështu bëhet e ditur nga përfaqësues të larguar të AKZ-së, janë Dashamir Uruçi, sekretar për çështjet ekonomike me Aleancën Kuqezi dhe President i Asamblesë të partisë për kryeqytetin, Ago Nezha, sekretar për Çështjet e Bujqësisë në AKZ, kryetar i shoqatës atdhetare- kulturore Labëria. Maksim Qoku, sekretar për Çështjet Zgjedhore, Defrim Shkupi, sekretar për Çështjet e Mjedisit, Agim Koçillari, sekretar për Çështjet e Shëndetësisë pranë Aleancës Kuqezi. Të tjerë të larguar, Ali Aliu, Medi Shehu, Rudina Kraja, kryetare e Forumit të Grave pranë AKZ, Rojmir Hamzaj, Genc Rama, Ermir Tafaj, Silvana Halleshi, Elvira Luli, Pëllumb Goxhaj, Shefit Rustemi, Vitri Zyka dhe Viron Curraj. Me këto lëvizje, në AKZ, shkrihen Departamenti i Ekonomisë, ai i Bujqësisë, ai i Çështjeve Zgjedhore, i Shëndetësisë, i Shkencës, i Mjedisit.
Japin dorëheqjen 17 anëtarë të lartë të AK-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email