E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kush punon tokën, merr tapi!

Gazeta Shqip

gra ne fshatReforma e pronës

Programi i PS: Agjenci Kombëtare për të mbrojtur bregdetin e pushtuar nga letrat false

ARD KOLA

Çështja e pronës në këta 20 vjet ka mbetur e pazgjidhur dhe jo pak herë politika e ka përdorur për interesa elektorale. Këtë e pranojnë edhe vetë ish-pronarët, por lideri i Partisë Socialiste shpalos me detaje dhe ndoshta për herë të parë idenë e një reforme të thellë; pikë së pari për të mbrojtur bregdetin nga ndërtimet pa leje, dhe së dyti, dhënien e certifikatës së pronësisë atyre që e kanë punuar tokën në këta 20 vjet, por që nuk po e gëzojnë me të gjithë të drejtën që u takon.

Edi Rama u ndal dje në kryeqytetin e pavarësisë, Vlorë, për të prezantuar tashmë me detaje pjesë të programit ekonomik të Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme qeverisjeje.

Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ketë zhvillim modern rural pa mbyllur më në fund, mbas gjithë këtyre vitesh zvarritje, gënjeshtra, ndërlikime dhe asfiksi të fshatit, çështjet e pronësisë mbi tokën. Ne zotohemi se do tu japim certifikatën e pronësisë mbi tokën të gjithë atyre që kanë 20 vjet që e punojnë tokën dhe nuk disponojnë të drejtën e zotit mbi të, u shpreh lideri i opozitës.

edi ramaRama u ndal gjatë në çështjen e zaptimit të bregdetit nga ndërtimet pa leje, duke deklaruar që në fillim të fjalës se duam të ngremë menjëherë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Kjo agjenci do të jetë një strukturë që do të merret me planifikimin hapësinor dhe me mbrojtjen e territorit në të gjithë bregdetin shqiptar. Bregdeti shqiptar është lënë në inercinë e një rrënimi të vazhdueshëm. Ne do ta ndalim këtë inerci, sepse smund të lejojmë bathorizimin e bregdetit Jon, siç ka filluar në të gjitha pikat e aksesueshme në infrastrukturë me një valë ndërtimesh pa leje që po shkatërrojnë bregdetin Jon, që është një potencial i madh i zhvillimit të turizmit në Shqipëri, u shpreh kryetari i PS-së.

Në jo pak herë, konfliktet me pronën kanë shkaktuar viktima, për shkak të mbivendosjeve dhe pretendimeve të shumta që kanë njëherësh disa pronarë për një tokë të caktuar. Kjo ka ardhur për shkak të korrupsionit me regjistrimin e pronave, ku për një pronë rezultojnë pronarë njëherësh 2-3 subjekte. Rama foli edhe për këtë çështje, ndërsa ngriti shqetësimin për mënyrën se si është menaxhuar toka në bregdet, sidomos në Jug.

Ne do të zgjidhim çështjen e pronësisë përgjatë gjithë bregdetit dhe nuk do të lejojmë që bregdeti shqiptar të mbahet i pushtuar me letra të falsifikuara, me procese gjyqësore të manipuluara nga një Agjenci Kthimi dhe Kompensimi komplet e kontrolluar politikisht, që ka kthyer në pronarë njerëz, gjyshërit dhe stërgjyshërit e të cilëve detin nuk e kanë parë kurrë, u shpreh kryesocialisti nga Vlora.

Në programin qeverisës, PS-ja parashikon të ndërtojë korridorin e kaltër për të bërë lidhjen e infrastrukturës shqiptare me atë rajonale të bregdetit, një rrugë, e cila do të jetë e standardeve europiane dhe që, sipas Ramës, do të jetë korridori turistik bregdetar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në kuadrin e turizmit rajonal.

Duke folur për vlerat e trashëgimisë, lideri i opozitës tha se, çdo ndërtesë fshati, nga fshatrat tradicionalë, çdo ndërtesë kulti, apo çdo objekt tjetër i trashëgimisë kulturore do të vihet nën mbrojtje dhe do të ketë një përkujdesje të posaçme. Sepse, duam që realisht bregdetin Jon ta kthejmë në një perlë për turizmin mesdhetar. Të mos lejojmë që të katandiset si një Golem tjetër, ku jo vetëm të mos vijnë të tjerë, por të fillojnë të ikin pak nga pak edhe ata që vijnë, përfundoi Rama pjesën e programit që trajtonte çështjen e pronës dhe bregdetit.

Smund të lejojmë bathorizimin e bregdetit Jon, siç ka filluar me një valë ndërtimesh pa leje

Falsifikimi

Nuk do të lejojmë që bregdeti shqiptar të mbahet i pushtuar me letra të falsifikuara, me procese gjyqësore të manipuluara nga një Agjenci Kthimi dhe Kompensimi e kontrolluar politikisht

Olldashi:

Verifikim ajror objekteve edhe me Google Earth!

Në datën 10 prill, gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, si dhe ministrave të tjerë të linjës, nisjen e procesit për të futur në skemën e legalizimeve edhe ndërtimet pa leje të ngritura pas vitit 2006. Kryeministri kërkoi sot hartimin me urgjencë të vendimit për një verifikim të ri ajror (fotografim) të situatës ndërtimore, me qëllim legalizimin e të gjithë objekteve të ndërtuara deri më sot, u shpreh Olldashi në Facebook. Duke sqaruar komentuesit në rrjetin social, ministri nuk përjashtoi mundësinë e realizimit të verifikimit edhe përmes sistemit të Google Earth, teknologji kjo e ngritur nga motori i njohur kërkues në të gjithë botën për identifikimin e vendndodhjeve të objekteve të ndryshme. Sipas ministrit që mbulon hipotekat dhe legalizimet, deri më sot, qeveria u ka dhënë ish-pronarëve rreth 5 miliardë lekë, të ardhura këto të gjeneruara nga procesi i legalizimeve.

Qëndrimi

Shoqata e ish-Pronarëve: Po mbizotëron teza toka i takon atij që e zapton

Toro: Legalizimet e pas 2006-s, tjetër akt korrupsioni për vota

ARD KOLA

OLYMPUS DIGITAL CAMERARikthimi i procesit të legalizimeve për objektet e ndërtuara pas 2006-s, periudhë kjo që lejonte vetëm futjen në skemë të ndërtimeve para këtij viti, ka shkaktuar zemëratë në komunitetin e ish-pronarëve. Nuk është gjë tjetër vetëm një akt korrupsioni për qëllim elektoral, thotë gjatë intervistës për gazetën Shqip, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Pronësi me Drejtësi. Agim Toro, i njohur për luftën ndaj zgjidhjes së çështjes së ish-pronarëve, ndihet i tradhtuar, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga vetë opozita, e cila edhe ajo, sipas tij, ka interesa elektorale në këtë proces kaotik.

Cili është qëndrimi i shoqatës suaj pas vendimit të legalizuar edhe për 100 mijë ndërtime të tjera pa leje?

Ky është një veprim konkret në dëm të interesave të ish-pronarëve, që shkel hapur ligjin dhe konventën për të drejtat e njeriut. Projekti i fundit i qeverisë për të legalizuar edhe ndërtimet informale të ndërtuara pas vitit 2006 konfirmojnë edhe një herë tezën se toka i përket atij që e zapton. Nuk do të pajtohemi kurrë me këtë vendim dhe do të angazhohemi me të gjitha mjetet për ta rishikuar.

Vendimet e deritanishme kanë sjellë shkatërrimin urban, por edhe sistemin ligjor për zgjidhjen e çështjes së pronës. Konstatojmë me keqardhje se po mbizotëron mungesa e rregullit ligjor dhe po dominon kaosi në sektorin e pronave.

Në vitin 2006, kur qeveria vuri në zbatim ligjin e legalizimeve, vetëm për ndërtimet pa leje që i përkisnin deri në këtë periudhë të vitit, sipas raportit të fotografimit ajror, u justifikua me faktin se, mungesa e shtetit ligjor në vitet e para të demokracisë solli kaosin me objektet informale, ndaj nevojitej një njohje e zaptuesve të tokës, për hir të barazi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›