Japin tokën për marihuanë

Mirëpo, përfaqësuesi i qeverisë ka njoftuar se kultivimi i marihuanës është i paligjshëm, dhe se sapo kjo bimë të jetë mbjellë, do të intervenojë prokurori publik.
Në fshatin Rasquera, në Kataloni, i cili ka 900 banorë, thonë se vendimi u miratua në mënyrë të rregullt, megjithëse me një shumicë të ngushtë.
Nga shtatë këshilltarë të fshatit, katër votuan për dhënien e tokës me qira për mbjellje të marihuanës, e tre të tjerët ishin kundër.
Ata pronarë të tokave që dëshirojnë do të mund të lidhin kontrata me këshillin e fshatit, i cili pastaj do të formojë një ndërmarrje për menaxhimin e parcelave, dhe ato do t’ia ofrojë Shqotës së Konsumuesve të Marihuanës, në Barcelonë, njoftoi agjencia AP.
Me ligjin spanjoll lejohet thithja e marihuanës, por jo edhe kultivimi i kanabisit.