E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonezët prodhojnë naftën nga plastika!

Tokio, 25 gusht - Plastika për shumë paraqet, pas përdorimit, asgjë më shumë se mbeturinë. Një kompani japoneze nuk mendon kështu, pasi që në këto mbeturina sheh karburant, përkatësisht naftë.

Kompania japoneze Blest, ka bërë një makinë, e cila disa tipe të plastikës i shndërron në naftë.

Makina mund të riciklojë plastikën e klasës 2, 3 dhe 4, përkatësisht polietilen, polistiren dhe polipropilen, por jo edhe plastikën e klasit të parë, përkatësisht ambalazhin PET. Megjithatë, kjo makinë ofron zgjidhje mahnitëse për problemin shumë serioz, dhe aplikimi i saj i mundshëm është i gjerë. Drejtori ekzekutiv i Blest, Akinori Ito, ka deklaruar se deri tani janë në përgatitje e sipër 60 makina të tilla në Japoni, dhe disa jashtë vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›