Prangosen derisa përpiqeshin të shpëtonin vëllanë nga arresti

Prizren, 24 gusht - Pesë vëllezër janë arrestuar në oborrin e stacionit të policisë në Suharekë pas përpjekjes për ta parandaluar arrestimin e vëllait të tyre, B. Krasniqi, i cili ishte prangosur për shkak të sulmit ndaj pjesëtarëve të rendit, kur nga i dyshuari ishte kërkuar sekuestrimi i automjetit pa targa.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, njoftoi se në rrugën e “Reçanit” patrulla policore me biçikleta ka ndalur një veturë të tipit “KIA” pa targa, të cilën po e drejtonte personi B. Krasniqi, i cili nuk kishte treguar asnjë lloj dokumenti.
Ai tha se në mungesë të dokumentacionit përkatës të veturës, policët kishin ngulur këmbë që vetura të sekuestrohej gjersa të sqarohej rasti, mirëpo vozitësi kishte filluar lëvizjen duke mos i përfillë urdhrat e policit.
Togeri Berisha tha se përderisa polici ka tentuar ta ndalojë vozitësin, ky i dyshuar e shqelmoi policin në gjoks, ndërsa kjo nxiti reagimin policor duke vënë nën kontroll të dyshuarin, i cili u dërgua në stacion policor për inicimin e rastit, por në mbështetje të të dyshuarit kanë arritur vëllezërit e tij dhe kanë penguar policët në kryerjen e detyrës.
“Për ta përfunduar rastin është thirrë në ndihmë Njësia Speciale Operative e cila ka arrestuar pesë të dyshuar, tre prej të cilëve po mbahen nën arrest, ndërsa dy janë lënë të lirë”, tha zëdhënësi policor duke njoftuar se lidhur me rastin është informuar prokurori.