Japoni, “vejusha e zezë” dënohet me vdekje

37-vjeçarja, Kanae Kijima, vrau tre burra të moshës 41, 53 dhe 80-vjeçare për përfitime financiare, tha Gjykata. Gjyqtari tha se nuk kishte vend për mëshirë ndaj kësaj “vejushe të zezë”.
Ajo u njoh me burrat në internet dhe i vrau me monoksid karboni pasi u kishte dhënë ilaçe gjumi.
Kijima thotë se është e pafajshme dhe sqaron se planifikon ta apelojë verdiktin e gjykatës.
Kjo çështje ka filluar të njihet në Japoni si çështja e “vejushës së zezë”, duke ia përngjarë merimangës që ha partnerët pas raporteve me ta.
Më shumë se 1000 persona ndjenjën në radhe për të zënë vend të 50 ndenjëset e sallës ku do të jepej verdikti.
Dy prej burrave u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre në prefekturën Chiba, në Tokjo. I Treti u gjet i vdekur në një makinë të marrë me qira në prefekturën Saitama.
/Start/F. Prroni/
2012-04-13 15:46