Beçaj: Besimi tek drejtësia jo në nivelin e duhur

Sipas ambasadorit britanik, konsolidimi i marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë është një nga prioritetet thelbësore të misionit diplomatik britanik në Shqipëri.
Raportet e krijuara deri tani mes dy vendeve, janë mjaft të dobishme për Shqipërinë në kuadër të përafrimit të saj me strukturat evropiane, por edhe për çuarjen përpara të hapave që po hedh Shqipëria në drejtim të përmirësimit të legjislacionit mbi drejtësinë.
Nga ana e saj, Beçaj, ka theksuar se deri tani janë bërë përpjekje të shumta për reforma në kuadër të konsolidimit të sistemit gjyqësor, nga të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në sistemin e drejtësisë.
“Është kusht absolutisht i domosdoshëm në një shtet demokratik, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, si nga jashtë dhe brenda tij, që do të thotë se gjyqësori duhet të jetë i ndarë si nga degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes, partitë politike, palët në proces e kushdo që cenon autonominë e tij, gjithashtu gjyqtarët duhet të jenë të pavarur nga kolegët, miqtë dhe vetë dëshirat e tyre personale”, theksoi Beçaj.
Gjithashtu, ajo shtoi se opinioni i përgjithshëm dhe besimi i publikut tek drejtësia nuk është në nivelin e dëshiruar “pasi cilësia e dhënies së drejtësisë dhe autoriteti i gjykatave është ende i dobët, infrastruktura e gjykatave është e pamjaftueshme, vonesat në gjykime dhe endjet e qytetarëve nëpër dyert e gjykatës janë fenomene të përditshme që mbartin strese e pakënaqësi”.
“Për të evituar problematika të tilla, duhet mbështetja e dy pushteteve të tjera dhe ndikimi i politikbërësve, bashkëpunimi dhe kontributi i gjerë i të gjithë elementëve të shoqërisë civile dhe aktorëve të sistemit gjyqësor. Ajo që është më kryesorja është se gjyqtarët shqiptar përballen me pengesa mjaft serioze në krahasim me vende të zhvilluara të cilat përjetojnë një histori të gjatë shumëvjeçare të një gjyqësori të pavarur dhe të lirë nga kontrolli i legjislativit dhe ekzekutivit”, theksoi ajo.
Ambasadori Obe, ka mbështetur dhe vlerësuar Kryetaren e Gjykatës së Lartë në ngritjen e të gjithë problematikave me të cilat përballet sot drejtësia shqiptare, duke mos kursyer ndihmën dhe influencën e tij në zgjidhjen dhe e këtyre problemeve, me anë të gjetjes së rrugëve dhe mjeteve sa më të përshtatshme në ndihmë të të gjithë sistemit gjyqësor. /S.Ll/Start/
2012-04-13 15:13