E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike e Kinës bie në 8.1 për qind

Prodhimi Brendshëm Bruto u rrit me 8.1% (normë vjetore) në tremujorin e parë të këtij viti, nga 8.9 % që ishte rritur në tremujorin paraardhës.

Kjo shifër është më e ulët se çdo parashikim i bërë më parë. Më i ulëti i parashikimeve tregonte që ekonomia kineze do të rritej me 8.3%.

Kina është goditur nga ulja e kërkesave nga tregjet kryesore të botës, përfshirë SHBA-të dhe Evropën.

Në të njëjtën kohë shteti komunist e ka pasur të vështirë të simulojë kërkesën e brendshme./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-13 12:57
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›