Japoni-Kine Clinton perpiqet te ule tensionet

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton eshte bashkuar me punimet e samitit rajonal aziatik me qellim zbutjen e tensioneve mes Japonise dhe Kines per shkak te sovranitetit mbi disa ishuj.
Nje takim ne dukje miqesor i zhvilluar te premten para nisjes se samitit te Hanoit u mbyll me Pekinin qe akuzonte Tokion per demtim te marredhenieve dypaleshe.
Shtetet e Bashkuara kane bere thirrje per dialog por Kina ka shprehur pakenaqesine e saj ndaj deklaratave te zonjes Clinton.
16 kombet pjesemarrese ne samititn e Azise Lindore jane hapur tashme zyrtarisht ne kryeqytetin vietnamez.
Perplasja Kine-Japoni behet per ishujt te njohur si Senaku nga qeveria japoneze dhe Diaoju nga ajo kineze. Ato kontrollohen nga Japonia por Kina pretendon sovranitetin.