E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove lufta per aleancat

Teksa mund te jete duke iu afruar fundit qeveria e kryeministrit Thaci po shton edhe oreksin e opozites per te ardhur ne pushtet. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e drejtuar nga Ramush Haradinaj i cili gjendet ne Hage shfaqi hapur synimin e saj per fitore por jo vetem kaq.

Ky subjekt politik ka percaktuar partite e qendres se djathte per berjen e koalicionit qeverises.

Te enjten nenkryetarja e AKR Kusari Lila akuzoi AAK se po ben takime sekrete me kreun e PDK Hashim Thacin ne lidhje me postet pas zgjedhjeve.

Por nje dite me pas Ardian Gjini i AAK-se perjashton cdo mundesi hyrjeje ne koalicion me partine e kryeministrit Thaci e cila ne zgjedhjet e vitit 2007 doli partia e pare per nga numri i votave.

Nderkaq i pyetur se mbi cfare baze mendojne se do te dalin fitues nenkryetari i AAK-se tha se tregues te vecante jane sondazhet e bera brenda partise. Problem per kete parti mbetet sigurisht mungesa e liderit te saj Ramush Haradinaj te cilit edhe pse tribunali i reduktoi akuzat serish ende nuk flitet per kohen e lirimit te mundshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›