E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK Lista percan partine

Thellohet carja ne gjirin e LDK-se pas publikimit te levizjes me emrin Lista Rugova. Drejtuesit e kesaj partie e kritikuan duke thene se ne zgjedhje LDK nuk mund te garoje me dy lista.

Vetem nje dite pas krijimit te fraksionit brenda LDK-se nga djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova Uka dhe Bujar Bukoshi ka reaguar kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe deget e saj.

Mendimi ndryshe edhe ne kete proces shihet si nje shtytes i madh per forcimin dhe zhvillimin e LDK-se. Por mendimi ndryshe nuk nenkupton se mund te arrihet ne krye te partise pa hyre ne procesin e votimit thuhet ne kete reagim.

Ne kete menyre kundershtohet ideja e Rugoves dhe Bukoshit per te ofruar alternativen e tyre. Madje gjate se premtes Sekretari i Pergjithshem i LDK-se Rame Manaj ka deklaruar se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nuk mund te garojne dy lista te LDK-se.

Por ish-kandidati per kryetar te LDK-se Bujar Bukoshi ka deklaruar se lista alternative LDK ndash Ibrahim Rugova do te regjistrohet ne KQZ si iniciative qytetare dhe se do te garoje si e vecante por nen ombrellen e LDK-se.

Gjate se enjtes Uke Rugova e kishte akuzuar rende kryetarin aktual te LDK-se Fatmir Sejdiun.

LDK-ja e manipuluar nga Hashim Thaci dhe interesat personale te Fatmir Sejdiut e ka adresen te Qafa kishte deklaruar Uke Rugova.

Kurse ne reagimin e kryesise se LDK-se thuhet se akuzat qe i behen kryesise se kesaj partie dhe kryetarit te saj jane te papranueshme.

Madje LDK ne reagimin e saj ka vleresuar se ky eshte nje ngaterrim i qellimshem dhe ne perputhje te plote me terminologjine qe para disa ditesh e perdoren eksponente te nje partie tjeter rivale duke aluduar ne PDK-ne e Hashim Thacit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›