Japoni/ Kryeministri Kan i kërkon falje Koresë së Jugut
Kryeministri japonez, Naoto Kan ka kërkuar falje për vuajtjet e shkaktuara në Kore një shekull më parë nga kolonizatorët japonezë, duke u shoqëruar me kritika të shumta se ai po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Korenë e Jugut.
Në deklaratën e tij, Kan u shpreh se ne duhet të jemi të sinqertë në përballjen me historinë.
"Unë shpreh keqardhjen e thellë, të shtetit, dhe faljet e mia të përzemërta, për dëmet e jashtëzakonshme dhe vuajtjet e shkaktuara nga sundimi kolonial tha Kan në fjalën e tij. Gjithashtu ai theksoi se Japonia do të përmirësojë marrëdhëniet me Korenë e Jugut.
Kan shtoi se presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-bak e përshëndeti deklaratën e tij me një thirrje telefonike.
Gjithashtu në deklaratën e kryeministrit japonez përfshihen dhe disa angazhime të tjera, sic është dhe kthimi i librave të vjedhura nga arkivi mbretëror i Koresë së Jugut, si dhe kthimi i hirit të koreanëve të vrarë ne Japoni gjatë luftës.
Tokio zyrtar ka patur marrëdhenie të ftohta me Seulin vecanërisht gjatë peridhës së viteve 2001 - 2006, kur ish kryeministri Koizumi - Koizumi, vizitoi disa herë rresht një nga tempujt që simbolizonte militarizimin në të kaluarën e Japonisë, duke ngjallur kundërshtime nga Seuli zyrtar.
Megjithatë lidhjet ekonomike midis vendeve më të rëndësishme të Azisë Lindore janë përmirësuar vazhdimisht vitet e fundit.
Koreja e Jugut është tregu i tretë ku eksportohen mallrat japoneze, dhe të dyja vendet kanë punuar për të kaluar sa më lehtësisht krizën financiare globale.
Gjithashtu Japonia e ka mbështetur Seulin dhe për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Koresë së Veriut,
vecanërisht pas fundojes së një luftanijeje koreanojugore ku vdiqën 46 marinarë.