Sulmi izraelit, sot fillon punën komisioni hetimor i OKB
Grupi hetimor do të fillojë nga hetimi I raporteve të disponueshme nga Turqia dhe Izraeli. Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, grupi hetimor do të paraqesë rezultatet e para në mesin e shtatorit.
Ndërkohë, Izraeli ka kërcënuar se do të bojkotojë hetimet nëse komisioni merr si dëshmitar ushtarët izraelit. Sipas burimeve izraelite, ky ishte dhe kushti i vënë nga ana e Izraelit për përfshirjen në komision.
Nga ana tjetër, sekretari I OKB-së Ban Ki-moon ka deklaruar se një marrëveshje e tillë nuk ekziston. Gjatë sulmit izraelit kundër anijes turke “Mavi Marmara” mëngjesin e 31 majit, humbën jetën 9 nënshtetas turq.