Kosova kërkon mbështetje në Asamblenë e Përgjithshme
Qeveria e Kosovës është duke punuar me partnerët e fuqishëm ndërkombëtarë, në mënyrë që krahas njohjeve të reja, të marrë edhe mbështetje politike në sesionin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Mbështetja, sipas zyrtarëve kosovarë, do të duhej të pamundësonte miratimin e propozim-rezolutës së Serbisë, me anë të së cilës Beogradi kërkon bisedime të reja për statusin e Kosovës.
"Ne jemi duke punuar vazhdimisht me partnerët tanë, andaj presim që njohjet të ndodhin edhe para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme. Por gjithsesi presim që ky proces të jetë i ndërlidhur edhe me mbështetjen politike që duhet ta marrim në Asamblenë e Përgjithshme. Ju e dini që mbështetja mund të vijë nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, por edhe nga shtetet që deri më tash nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Rrugëtimi ynë është i sigurt dhe pa bujë publike", ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Sipas tij, Kosova mund të mbështetet tek partnerët e saj. "Kosova është me fat që ka shumë miq të fuqishëm dhe nëse do të ketë përballje të tilla, atëherë do të jetë e suksesshme, sepse në anën e vet ka shtetet më të fuqishme në botë", ka thënë Kuçi.