Japoni Vazhdojne perpjekjet per te vene nen kontroll nje krize te rrezikshme

Ne Tokio zjarrfikesit po perdorin kamionet dhe pompat e tyre per te hedhur uje ne reaktoret e centralit berthamor ne Fukushima ne perpjekje per te vene nen kontroll nje krize te rrezikshme.
Stacioni televiziv NHK i Japonise njoftoi se punetoret e zjarrfikesve te Tokios hyne ne godine duke perdorur kamionet e tyre me te cilet mund te hedhin uje nga nje lartesi 22 metra duke perdorur uje te pompuar direkt nga deti.
Ata po e perqendrojne punen ne reaktorin numer 2 ku shufrat e nxehura jane me shume ne rrezik te clirojne radioaktivitet ne atmosfere.
Sipas rrejetit televiziv NHK zjarrfikesit po bashkerendojne punen me punonjesit elektrike qe te vendosin lidhjen e rrymes qe u nderpre nga termeti dhe cunami i se premtes se kaluar. Por zyrtaret thane se mund te duhet kohe deri te dielen qe rryma elektrike te kthehet ne reeaktoret e demtuar.
Nderkohe Kryeministri i Japonise Naoto Kan tha se kriza berthamore ne centralin e demtuar berthamor te Fukushimas eshte shume e rende ndersa inxhinjeret vazhduan perpjekjet e deshperuara per te parandaluar nje katastrofe edhe me te madhe.
Kryeministri Kan tha sot se policia zjarrfikesit dhe ushtria kishin vene ne rrezik jeten e tyre.
Qeveria japoneze e ngriti sot shkallen e rrezikut nga katastrofa berthamore nga 4 ne 5 pike ne nje shkalle me 7 pike qe perdoret nga komuniteti nderkombetar. Niveli 5 sinjalizon nje aksident me pasoja me te medha perfshire edhe clirim materialesh radioaktive me nje mundesi te madhe rreziku per publikun.