E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerimi i gjelber i Kopshtit Botanik te Atlantes

I njohur ne Shtetet e Bashkuara per koleksionin e tij te madh te orkideve Kopshti Botanik i Atlantes po punon tani per nje projekt te gjelber qe do ta vere ate ne krye te te gjitha kopshteve botanike te botes.  Kjo strukture transparente e mbushur me drite natyrale pritet te jete nje nga pikat turistike me terheqese te Atlantes.  

Kopshti Botanik i Atlantes e ka emertuar projektin Zgjerimi i gjelber qe e rendit kete objekt si nje nga destinacionet me popullore ne Atlanta sic shpjegon drejtoria ekzekutive Mary Pat Matheson.

Nese i hedhim nje  veshtrim kujdesit tone per bimet ne jemi duke bere shume gjera qe jane te mira per mjedisin dhe shume te gjelbra.  Ne gjithmone kujdesemi per ujin dhe e perdorim ate me kursim.


Kjo eshte hyrja ne Qendren e Vizitoreve e certifikuar si shembull ne projektet e energjise dhe mjedisit.  Nje strukture transparente e mbushur me drite natyrale ajo eshte e veshur me xham izolues dhe dru te siguruar nga burimet vendore.  Rreth 50 perqind e catise se qendres eshte ndertuar me teknologjine e gjelber dhe e veshur me nje membrane te padepertueshme nga uji me nje shtrese dheu 45 centimetra e mbjelle me bar dhe bime te gjelbra.

Kjo eshte nje strukture shume e mire per cdo projekt per ti bere ndertesat me te gjelbra.  Xhami eshte nje material i mire izolues per ndertesat madje edhe materialet qe ne perdorim jane te riciklueshme.  Vizitoret ketu mund te mesojne se cfare mund te bejne ne shtepi ose ne komunitete te tjera.

Gjate fazes se ndertimit te Kopshtit Botanik ne Atlanta punetoret u kushtuan rendesi pese aspekteve kryesore per shendetin e njerezve dhe mjedisin qendrueshmerise se vendit te ndertimit eficences se energjise zgjedhjes se materialeve standardit te mjedisit te brendeshem dhe ajo qe eshte me e rendesishme ne Xhorxhia kursimit te ujit. Edhe pemet qe u prene per te hapur vendin e ndertimit u ricikluan.

Per te ndihmuar ne kursimin e ujit nen parkun e makinave u instalua nje cisterne me kapacitet 400 mije litra qe mbledh ujin e shiut dhe sherben per vaditjen e 40 te kopshteve te reja.  Ky eshte pak a shume nje liqen nentokesor dhe duhen vetem 30 milimetra shi per ta mbushur ate ne kapacitet te plote.

Kujdestaret e Kopeshtit dhe projektuesit besojne se hyrja atje eshte lehtesuar me ndertimin e nje shtegu ekologjikisht miqeror kembesoresh.

Vizitori mund te shetise neper Kopesht dhe te mesoje per arkitekturen e gjelber po ashtu per hortikulturen e gjelber per riciklimin e materialeve madje edhe mobiljet ketu jane prej materiali te ricikluar ndersa boja eshte me perqindje te ulet kimikatesh qe te mos cliroje ndotes brenda vete nderteses.

Zgjerimi i gjelber perfshin edhe ate qe quhet shtegu i pemeve i pari konstruksion i tille ne Shtetet e Bashkuara.  Me nje lartesi rreth 13 metrash dhe gjatesi 200 metra shtegu i pemeve ka te ngjare te behet nje ikone me vete e qytetit te Atlantes nje rruge e gjelber ne nje mjedis te gjelber.

Marre nga USA Green Stories

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›