E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijuesi i PayPal: Diploma? Kohë e humbur, ju financiojë unë

Idea për të pasur sukses në jetë nuk është e nevojëshme të marrësh një diploma, po gjen terren edhe në Amerik, ku prindërit fillojnë të akumulojnë para për universitetin që kur fëmijët janë në djep. Cudia më e madhe ishte se lëvizja vjen nga Silicon Valley në Kaliforni, ku nëse nuk ke të paktën një master ndihesh sikur të ka shkuar jeta dëm.

Dorëheqja nga studimet nuk është e re në Silicon Valley, Bill Gates dhe Steve Jobs kanë qënë disa prej njerëze të sukseshëm që kanë lënë studimet përgjysëm. Por që këtë gjë ta propozonte një prej nismëtarëve të revolucionit informatik dhe të arrinte të ofronte para disa 20 vjecarëve për të hequr dorë nga studimet, është me siguri një gjë e re.

Idea vjen nga Peter Thiel, krijues i PayPal dhe president i Clarium Capiatal, gjithashtu një prej investitorve të parë në facebook. Facebook sic dihet është krijuar nga Mark Zuckerberg, i cili gjithashtu ka lënë studimet përgjysëm.

Peter Thiel që ka dy diploma të marra në Stanford University, ku një vit shkollë mund të kushtojë deri në 50 mijë dollarë dhe e di shumë mirë se sa kohë i duhet studentëve të shlyejn borxhet e shkollës. Gjë që i detyron të rinjt të vendosen në vende pune të rëndomta ku i shuhet kreativiteti.

“Oportunitetet të vinë vetem një herë në jetë, nëse mbyllet ajo derë, nuk hapet më “ – thot Thiel. “Zakonisht, idetë që ndryshojnë botën duhet të zhvillohen në një moment të caktuar historik dhe jo gjithmonë të rinjtë që i zhvillojnë duhet të presin të mbarojnë studimet”.

Për të treguar vërtetësinë e tezës së tij, Thiel ka vendosur të krijojë “Fondacionin Thiel” dhe ka lëshuar një kokurs ndërkombëtar “20 nën 20” drejtuar personave nën 20 vjec që kanë një ide dhe nuk duan të presin për ta realizuar atë.

Fituesit duhet të braktisin shkollën për dy vjet dhe u ofrohet një bursë studimi prej 100 mijë dollarësh dhe asistenca teknike e menaxherëve më të suksesshëm që ka sektori.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›