Japoni, autostradae shkatërruarribëhet për 6 ditë
TOKIO- Vetëm gjashtë ditë. Vetëm kaq iu desh inxhinierëve të shoqërisë së ndërtimit ''Nexco'' për të riparuar një pjesë të autostradës në veri të Tokios e shkatërruar nga tërmeti apokaliptik i 11 marsit.
Më shumë se e shkatërruar: një fotografi e bërë nga një skuadër e ndërhyrjes së shpejtë, pak orë pas tërmetit 8,9 ballë Rihter, tregon një asfalt të shkatërruar, në disnivel të theksuar prej disa metrash, thënë ndryshe një skenar i duhur për një film të llojit katastrofë si ''Godzilla''.
Në vende të tjera, ndoshta, do të bëhej një devijim apo do të duhej një periudhë e gjatë përpara se të rindërtohej një rrugë ku makinat do të ecnin me 120 kilometra në orë. Por, jo në Japoni. Jo në një vend ku kryeministri, pas dopio katastrofës tërmet-cunami deklaroi menjëherë se ''do ta ribëjmë vendin tonë që nga themelet''. Asfalti i ribërë duket perfekt, njësoj sikur të mos kishte ndodhur asgjë, shkruan faqja online correriere della Sera, duke e shoqëruar shkrimin dhe me foto, te para dhe pas termetit.
Meritë e inxhinierit Makoto Ishikawa, i aftë të reagojë ndaj shkatërrimit pa hezituar dhe për të zgjidhur në një kohë me të vërtetë të shkurtër një telash që do të kishte shkaktuar kaos në qarkullim, në zonën më të populluar të Japonisë, që numëron 42 milionë banorë.
Autostrada e Nakas nuk është e vetmja që është rihapur për trafikun, në një kohë kaq të shkurtër.
Në faqen e saj të internetit, ''Nexco'' shpjegon se 20 rrugë dhe autostrada, rreth 813 kilometra nga 870 të dëmtuar nga tërmeti janë hapur për publikun. ''Kërkojmë ndjesë që jo të gjitha rrugët janë hapur'', thotë megjithatë ''Nexco''. Ky është shpirti i Japonisë.
Duke qenë se punët për rindërtimin e vendit janë të pafundme, riangazhimi i japonezëve përbën një imperativ social.
''Përllogaritjet e qeverisë flasin për 220 miliardë euro dëme në infrastrukturë, në ompiantet indystriale dhe në ndërtesat publike dhe private'', thotë sekretari i Këshillit të Ministrave, Yukio Edano. Si të organizohen punët apo përparësitë?
Edano thotë se ekzekutivi po vlerëson mundësitë e krijimit të një ''agjencie rindërtimi'', e ngjashme me atë të pas Luftës së Dytë Botërore, që ndërmori sfidën e rindërtimit të një vendi të rrafshuar, me dy qytete, Hiroshima dhe Nagasaki, të zhdukura nga bombat atomike dhe shumë të tjerë, përfshirë Tokion, gjysmë të shkatërruara nga bommbardimet amerikane.
''Po mendojmë për një lloj sistemi apo organizimi për të menaxhuar dëmet e pastërmetit'', thotë Edano.
Kjo vlen për të ardhmen, një e ardhme që mund të vijë edhe pas pesë vitesh: kaq duhet, sipas Bankës Botërore, për të ndërtuar nga e para gjithçka të shkatërruar.
(atsh/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Japoni, autostarda e shkatërruar rindërtohet 6 ditë pas tërmetit VIDEO: Japoni, autostrada e shkatërruar, ribëhet për 6 ditë