E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Do rrezikojmëkemi shansin përvendin e dytë

TIRANE- Shqipëria do të rrezikojë më shumë në ndeshjen me Bjellorusinë, me qëllim arritjen e fitores. Trajneri Josip Kuzhe ka deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes se këtë herë, kombëtarja kuqezi do të luajë një ndeshje të hapur, pasi është një shans i artë për të arritur vendin e dytë në grup. “Unë jam trajner dhe më është dashur të gjej pikat e dobta nga ndeshja e kaluar, të gjej problemet tona dhe pastaj lojtarët për ato pozicicione, - deklaroi Kuzhe. - Problemi ynë mbetet ende fakti se shënojmë shumë pak, por në këtë ndeshje jemi të detyruar të rrezikojmë pak më shumë. Ndeshjen me Bjellorusinë e shoh si një mundësi për të bërë pikë. Ne e respektojmë në maksimum kundërshtarin, por po ju them se do të luajmë një ndeshje të hapur me qëllim që të marrim pikët maksimale. Nëse e bëjmë këtë, do të arrijmë bjellorusët dhe do të kemi shanse për të luftuar edhe për vendin e dytë”, shtoi trajneri i përfaqësueses kuqezi. Kuzhe ka bërë të ditur edhe formacionin, me të cilën do të luajmë në ndeshjen me Bjellorusinë dhe që përbëhet nga Ujkani në portë, Lila, Cana, Teli dhe Vangjeli në mbrojtje, Lala, Skela, Bulku dhe Agolli në mesfushë, ndërsa në sulm do të luajnë Salihi e Bogdani. Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të luhet të shtunën në orën 20.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›