E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, lajmetonline më tëlexuarat

LONDËR- Një studim i ri ka bërë të ditur se web-i më në fund ka tejkaluar gazetat si burim kryesor për lajme të niveleve të ndryshme. Burimet nga interneti tani janë shumë pak larg popullaritetit të lajmeve në TV dhe distanca mes tyre çdo ditë e më shumë po ngushtohet. 

Sipas rezultateve të studimit të realizuar nga fondacioni Pew and Knight 47% e konsumatorëve po pranojnë lajme nga një celularët apo nga një pajisje tjetër mobile dhe atë zakonisht për informata të shpejta siç janë qarkullimet e trafikut apo moti.

Kompanitë celulare gjithashtu ka luajtur një rol dhe ishte në mesin e produkteve me adoptim të shpejtë. Në janar rreth 7% e amerikanëve kishin një iPad, përqindje që është dyfish më shumë e krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas raportit gazetat po vdesin dhe ndërkohë ato kanë humbur rreth 30% të stafit të tyre gjatë dekadës së kaluar. Një gjë që duhet përmendur është fakti se gazetat po bëhen çdo ditë e më shumë të varura nga thithës të lajmeve si Google Neës apo veglat sociale Facebook, RSS apo Twitter, ku lexuesit mund të shohin titujt më të fundit pa ndihmuar burimin origjinal të lajmit në të hyra apo rezultate të shikimit të lajmit. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›