E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni bën hapa pas, ekzekuton me varje tre persona

Metoda e ekzekutimit me varje në Japoni

Japonia ka kryer ekzekutimin e parë më vdekje pas 18 muajsh, duke ekzekutuar vendimin për tre persona të dënuar me vdekje. Kjo ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve të cilët kanë dalë në protestë. Ekzekutimi i tyre ka ardhur në një kohë kur Japonia kishte hedhur hapa drejtë heqjes së dënimit kapital.

Tre personat e varur ishin në burgun e Tokios, hiroshima dhe Fukuoka. Yasuaki Uëabe, i dënuar për vrasjen e pesë personave në një stacion treni në vitin 1999.

Këto ekzekutime janë të parët që prej korrikut të vitit 2010; asnjë prej 132 personave të dënuar me vdekje nuk janë ekzekutuar gjatë vitit 2011, duke bërë që të jetë viti i parë që kalon pa ekzekutim prej 19 vitesh. Këtë javë Japonia de fakto vendosi moratorium për dënimin me vdekje.

Harta e ekzekutimeve për vitin 2011-të

Në një raport të publikuar këtë javë, Amnesty Internacinal ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të ekzekutimeve në botë, kryesisht kjo ka ndodhur në Lindjen e Mesme.

SHBA, dhe 58 vendet të tjera përfshirë Japoninë, Kinën, Iranin kanë dënimin me vdekjen. Ndërsa më shumë se 140 vende, përfshirë të gjitha vendet e BE-së kanë hequr një dënim të tillë me ligj dhe praktikë.

Në të gjithë botën ka rreth 18 750 persona të dënuar me vdekje. Irani kryen ekzekutimin e dënimit me prerje të kokës, Koreja e Veriut me varje, Arabia Saudite me injeksion vdekjeprurës ndërsa në Somali ekzekutimi bëhet më armë.

Gjatë vitit 2011 në Iran janë ekzekutuar dhe tre persona nën 18 vjeç. Në Evropë i vetmi vend që ka dënimin me vdekje është Bjellorusia. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›