Vlorë, kapet i arratisuri nga burgu

Kapja e të kërkuarit
Vlorë Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar të kërkuar nga Interpoli. Bëhet fjalë për Ali Islamaj, i cili e ka ndryshuar emrin në Altin Hoxha. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me skuadrën e lëvizshme të Policis렠 Romë.
Në ngarkim të këtij shtetasi Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia Italiane ka kryer më shumë se 50 Grabitje me dhunë të vilave luksose në qytet të ndryshme të Italisë duke përdorur metoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë.
Ai ishte arratisur nga burg në janar ku ndodhej në masë sigurie dhe hetohej për disa vepra penale të kryera në shtetin Italian. /A.Peçi/
