E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani-veprimi i integrimit, Bregu ia dorëzon Fyles në Bruksel

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka dorëzuar sot në Bruksel Planin e Veprimit për 12 kriteret kyçe për integrimin. Bregu është pritur në takim nga komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle, kun ë qendër të diskutimeve ka qenë ecuria e procesit të integrimit të vendit.

Komisioneri Fyle ka përshëndetur miratimin nga qeveria dhe opozita të Planit të Veprimit, nëpërmjet të cilit adresohen 12 rekomandimet e Komisionit për Shqipërinë.
Në këtë linjë ai u shpreh se, “Unë jam i sigurt se Shqipëria nuk do të humbasë më kohë dhe do të shkojë përpara me të gjitha veprimet e nevojshme, në mënyrë që të arrihet sa më shumë progres në të gjitha fushat. Këto arritje duhet të përfshijnë edhe rezultatet konkrete në reformën zgjedhore dhe atë parlamentare dhe Plani i Veprimit është një bazë e mirë për kryerjen e reformave kyçe të kërkuara nga Komisioni”. Në vijim ai ka shtuar se është e domosdoshme që të vazhdojë dialogu mes palëve.

Nga ana e saj ministrja Bregu e cilësoi Planin e Veprimit si një dokument të mirë pune, pasi është përmbushur ose plotësuar një nga sugjerimet edhe të Komisionerit Fyle, që është gjithpërfshirja, ndërsa nënvizoi se rëndësi primare merr mbështetja e Komisionit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›