Japoni, kandilë gjigandë deti pushtojnë brigjet në vend
Kandilë të mëdhenj deti janë duke shkatërruar industrinë e peshkimit në Japoni, të cilët prishin rrjetat e peshkatarëve në vend.
Disa shkencëtarë mendojnë se kjo ka ardhur si shkak i ngrohjes globale.
Një numër i madh kandilësh deti "Echizen" janë shfaqur në bregdetin japonez, që me sa duket kanë ardhur nga ujërat kineze dhe koreane ku ato riprodhohen çdo vit.
Një kandil deti "Echizen" mund të shkojë deri në 2,2 metra dhe mund peshojë deri në 300 kg.
Disa ekspertë kanë vlerësuar se dyndja e kandilave të detit në brigjet e Japonisë ka sjellë të paktën 110 milionë dollarë humbje financiare në industrinë e peshkimit.
"Kurrë nuk kisha parë kandila deti kaq të mëdhenj," tha një peshkatar vendas në portin e Akiyas në bregdetin paqësor të Japonisë.
"Që prej vitit 2002, ne kemi parë çdo vit një numër të madh të kandilave gjigandë të detit rreth brigjeve të Japonisë. Viti 2005 ishte veçanërisht viti kur ato u shfaqën në masë. Rritjet e temperaturave në det mund të jenë një nga faktorët e këtij fenomeni" tha, asistenti i drejtorisë së Agjencisë së peshkimit në Japoni Kiyoshi Kawasaki.