E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, kriza nukleare nuk sheh fund

Ndërsa Japonia çdo ditë tronditet nga tërmetet, kriza në centralin nuklear të Fukushimës nuk duket se do të shohë një zgjidhje të shpejtë. Vendi dje u godit nga një tërmet 5,8 ballë, i cili preku kryesisht provincën e Ibarakut. Tepco, kompania e menaxhimit të energjisë atomike në centralet japoneze, njoftoi dje po përpunon një plan për zgjidhjen përfundimtare të krizës bërthamore. Por deklarata e tyre u pasua me akuza për paaftësi. Inxhinierët e Tepco-s janë pritet të përfundojnë shkarkimin e ujit radioaktiv të një prej gjashtë reaktorëve. Pas kësaj do të nisin punimet për riparimin e centralit. Por gjasat më të mëdha janë që centrali të çmontohet. Pas kërkesës së kryeministrit japonez, Naoto Kan, ekspertët kanë njoftuar se centrali i Fukushimës mund të çmontohet brenda dhjetë viteve. Centrali u dëmtua rëndë pas tërmetit 9 ballë që goditi pjesën verilindore të Japonisë më 11 mars. Tërmeti, i cili u pasua edhe me një cunami vdekjeprurës, ka goditur edhe ekonominë e vendit. Qeveria japoneze i ka ulur vlerësimet mbi ekonominë, ku parashikohet që pjesët kyçe të saj do të vuajnë pasojat e katastrofës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›