Greqi, qeveriaoptimiste përekonominë
ATHINE-Optimist në lidhje me gjendjen e ekonomisë greke u shfaq sot ministri i Financave Papakonstantinu gjatë fjalës së tij në një konferencë ndërkombëtare financiare të zhvilluar në Athinë. Një ditë pas ardhjes në Greqi të presidentit të Këshillit të Evropës, i cili dha mesazhin se nuk kërkohet ristrukturimi i borxhit grek, përfaqësuesi i qeverisë greke i mohoi edhe një herë skenarët për ristrukturimin e borxhit. Gjithashtu ministri i Financave siguroi se nuk do të ketë më prerje horizontale të pagave dhe pensioneve dhe as rritje në normat e taksave.
Ministri Papakonstantinu gjithashtu tha se "edhe në këto kushte ne mund të krijojmë vende pune dhe investime", duke vënë në dukje se reformat strukturore do të çojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në shlyerje të borxhit.
Papakonstantinu tha se eksportet po rriten dhe përsëriti se ekonomia hyn në një trajektore që do të njohë rritje në tremujorin e fundit të 2011.
“Greqia dhe grekët do të dalin më të fortë nga kriza" – thja minsitri.
"Ky konkluzion nuk është thjesht dëshirë e një Ministri të Financave, por vjen nga analiza e treguesve pararendës të ekonomisë greke, si rritja e madhe e eksporteve, që shkon paralelisht me rimëkëmbjen graduale të besimit në ekonominë greke" shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)