Gruaja e Arkaniti shpëton burgutvetëm arrest shtëpie
BEOGRAD- Këngëtarja e muzikës popullore serbe, Svetlana Raznjatovic, e njohur si CECA, ka nënshkruar një marrëveshje me autoritetet në Beograd për të evituar burgun duke paguar 1,5 milion euro ndërsa do të qendrojë në arrest shtëpie për një vit. Këngëtarja, e famshme edhe si e veja e kriminelit serb Zeljko Raznjatovic, i njohur si Arkan, akuzohet për abuzime me fondet nga tranfsertat e futbollistëve dhe armëmbajtje pa leje. Sipas zyrës së prokurisë të Beogradit, Raznjatovic ka pranuar fajësinë dhe nësë gjykata bie dakord ajo do të qendrojë një vit në shtëpi me një byzylyk elektronik që monitoron lëvizjet e saj. “Vendimi parashikon që e akuzuara të qendroje brenda kufijve të banesës së saj, në Beograd”-tha zëdhënësi i prokurorit të shtetit Tomo Zoric për Rojters. Svetlana Raznjatovic dhe motra e saj, u paditën për vjedhjen e 4 milion markave gjermane dhe rreth 3.5 million dollarë për transferimin e lojëtarëve nga gushti deri në maj të 2003-shit, të ekipit dikur pronë e Arkanit dhe tashmë të trashëguar nga Ceca pas vdekjes së bashkëshortit.
“Mendojmë se me këtë marrëveshje do të arrijmë të evitojmë një proces të stërzgjatur, që do të jetë nën vemendjen e medias, me shumë dëshmitarë dhe ekspertë. E rëndësishme është që paratë që i janë marrë shtetit do të kthehen dhe se e akuzuara do të dënohet”- shtoi zëdhënësi i prokurorit. Armët për të cilat CECA akuzohet u gjetën në shtëpinë e saj gjatë një operacioni të policisë, menjëherë pas vrasjes së ish-kryeministrit serb Zoran Djindjic në 2003. Ndërsa bashkëshorti i saj, Zeljko Raznjatovic i njohur si 'Arkan', i dyshuar për krime lufte, u vra në Beograd në janar të 2000.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)