E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, mbyllen zyrtarisht 4 nga 6 reaktorët e Fukushimas

TOKIO - Katër nga gjashtë reaktorët e centralit bërthamor Fukushima Daiichi do të mbyllen zyrtarisht më 20 prill, njoftoi sot kompania energjetike ''Tokyo Electric Power'' (Tepco).

Vendimi u mor pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar të 11 marsit 2011 që goditi Japoninë dhe që shkaktoi dëme të mëdha në centralin bërthamor Fukushima Daiichi.

Besohet se edhe dy reaktorët e tjerë shumë shpejt do të mbyllen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›