Ujërat e zeza përpijnë Kamzen, 50 familje apel për ndihmë
Tiranë- 50 shtëpi në Kamëz të Tiranës janë përmbytur si pasojë e rreshjeve të shiut që kanë rënë ditët e fundit në kryeqytet.
Por kjo s’ është e para herë, shtëpitë e rrugës Rinia mësohet se përmbyten sa herë ka shira të rrëmbyer duke bërë që ujërat e zeza të dalin në siperfaqe dhe të ‘pushtojnë’ gjithçka u del përpara.
Banorët e kësaj zone, të ardhur nga veriu i vendit gjatë periudhes së tranzicionit, deklarojnë se dëmet materiale që i shkatohen periodikisht nga përmbytjet janë të medha.
Ata theksojnë se me paratë e tyre kanë paguar disa herë fardromat për të hapur kanelet që të qarkullojë uji që i bllokon banesat e tyre. Sipas banorëve në fushata elektorale i premtohet një rrugë e shtruar dhe moderne dhe asnjë premtin s’është realizuar. Teska sot e vetmja gjë që kërkojnë në kushtet e dëshpërimit është vetëm rregullimi i kanalit.