E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat Murale, bashkia: Kanëkosto të ulët, Myslimanët: Jo

TIRANE- Bashkia e Tiranës mblodhi sot në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues të tre komuniteteve fetare për të diskutuar në lidhje me nismën për ndërtimin e varrezave murale. Myslimanët e kundërshtojnë duke thënë se cënon dinjitetin: Bashkia të gjejë tokë të re. Katoliket dhe ortodoksët deklarojnë se jane dakord me eksperiencen perendimore, megjithëse nënvizojnë se Bashkia duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë. Tryeza e rrumbullakët zhvillohet te Qendra Ten në Tiranë.

Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti duke prezantuar nismën tha se varrezat do të kenë kosto të ulët po kështu do të zënë dhe më pak hapsirë territoriale të kryeqytetit.

MYSLIMANET: JO, BASHKIA TE GJEJE TOKE TE RE
Një nismë e tillë kundërshtohet nga komuniteti mysliman.“Feja jonë nuk pranon varrezat murale, lejon vetëm varrimin në tokë. Bashkia të gjejë tokë të re”- ka thënë Selim Muça kreu i komunitetit mysliman në tryezën e rrumbullakët që po zhvillohet te Qendra Ten në Tiranë.

KATOLIKET E ORTODOKSET: NE JEMI DAKORD
Komuniteti katolik dhe ortodoks bëjnë apel për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të mirë për Tiranën, megjithëse shtojnë se janë dakord me ndërtimin e varrezave muralem një eksperiencë, kjo, perëndimore.
Komuniteti katolik jep 2 propozime: Ose varreza private sipas feve, ose varreza murale. Komuniteti ortodoks shprehen se janë dakord me ndërtimin e varrezave murale por shtojnë se zhvarrimet duhet të bëhen vetëm në prezencë të priftit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›