Japoni, një në 10 nxënës nën varësinë e internetit
TOKIO- Një në 10 nxënës japonezë është krejtësisht i varur nga interneti dhe nuk jeton dot pa të sikur të ishte drogë, raportoi sot një studim qeveritar.
Sipas studimit gjashtëmujor të një instituti të Ministrisë së Shëndetësisë me pjesëmarrjen e 100 000 nxënësve të shkollave të mesme, 8,1 për qind vuanin nga varësia ndaj shkëmbimit të mesazheve, lojërave ose aktiviteteve të tjera në linjë.
Vajzat janë më të prekura nga kjo varësi se djemtë në një raport prej 9,9 për qind ndaj 6,4 për qind.
"Është problem i madh që të rinjtë që duhet të mbledhin përvoja dhe të zbulojnë botën të qëndrojnë të varur pas internetit. Janë të domosdoshme dispozitat arsimore për parandalimin e përhapjes së këtij fenomeni", u shpreh në stacionin televiziv NHK profesori, Susumu Higuchi, anëtar i ekipit të studimit.
(m.a/afp/BalkanWeb)