E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi: Cez ka kapacitete të garantuara financiare për furnzimin me energji

TIRANE- Administratori i kompanisë CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, deklaroi të enjten për mediat se kompania ka kapacitete të garantuara financiare për të bërë të mundur importin dhe furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve.

Sipas kreut të kësaj kompanie, për muajin gusht parashikohet importi i rreth 200 milionë kilovat energji për plotësimin e nevojave dhe humbjeve në rrjet.

Në deklaratën për mediat, Dollapi tha se objektiv i kompanisë CEZ shpërndarje është përmirësimi i treguesve të arkëtimeve, ndonëse duke mos u ndalur në shifra konkrete, ai theksoi se krahasimisht me muajt e mëparshëm në muajin korrik treguesit janë në rritje. Sa i përket nivelit të humbjeve, Dollapi tha se nga 51.2 % në muajin janar, humbjet në muajin korrik llogariten rreth 40.3 %.

Sipas Dollapit, në zonat bregdetare të vendit po bëhet i mundur furnizimi non stop me energji elektrike. "Nuk ka asnjë ankesë për mungese energji në të gjithë zonat bregdetare, pasi masat janë marrë që para se të niste sezoni turistik", deklaroi ai.

Në raportin mbi monitorimin e aktivitetit të kompanisë CEZ Shpërndarje, grupi i punës i ERE ka ngritur një sërë shqetësimesh që lidhen kryesisht me procedurat e prokurimit të importeve, si dhe punën në terren të kompanisë. Konkretisht, ERE vë theksin në pjesën që lidhet me anën procedurale të llogaridhënies së CEZ para ERE para blerjeve të energjisë për mbulimin e humbjeve dhe ana tjetër, edhe pjesën e rritjes së faturave me deklarim zero.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›