E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni

japoniaaaaaNjë grup teleshikuesish të pakënaqur ngritën një padi ndaj Televizionit Shtetëror Japonez, për shkaktimin e një dëmi psikologjik, me përdorimin e tepruara të fjalëve të huazuara nga anglishtja. 

Sipas paditësve, përveçse në këtë mënyrë i shkaktohet një dëm madhor gjuhës dhe identitetit kulturor japonez, gjithashtu stresohen dëgjuesit, të cilët shpesh herë nuk e njohin kuptimin e fjalëve të përdorura.

Shqetësimi që ne ngremë me këtë padi qëndron në amerikanizimin e tepërt të gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar, deklaroi avokati Mutsuo Miyata, i cili kërkon nga televizioni një dëmshpërblim prej 15 mijë dollarësh për klientët e tij.

Qëllimisht, dëmshpërblimi i kërkuar është simbolik, pasi qëllimi i vërtetë i teleshikuesve të grupuar pas kësaj padie nuk është nxjerrja e përfitimeve materiale, por përmirësimi i kësaj situate aktuale,transmeton “Tch”. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›