E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, përkujtohet 65-vjetori i bombardimeve në Nagasaki

Japonia përkujtoi 65 vjetorin e bombardimeve atomike në Nagasaki të hënën në një ceremoni solemne pranë vendit të tokës të saj zero.
Një këmbanë ra në orën 11:02 minuta, koha kur u hodh dhe bomba. Në atë cast dhjetra mijëra fëmijë, të moshuar të kohës së tragjedisë, personalitete dhe përfaqësues nga 60 vende, në parkun e paqes në Nagasaki ulën kokat e tyre, për një minutë heshtje në nderim dhe kujtim të më shumë se 140 mijë të vdekurve nga sulmi atomik dhe sëmundjeve nga rrezatimi i shkaktuar më pas.
Javën e kaluar, Japonia përkujtoi bombën atomike të hedhur në Hiroshima, ku për herë të parë ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të përfshirë në një grindje me Japoninë, për vendosjen e një baze ajrore në ishullin e Okinaëa, dërguan një përfaqësues në këtë ngjarje, duke reflektuar në këtë mënyrë shtysën e presidentit Barack Obama për shpëtmin e botës nga armët bërthamore.
Obama, i cili fitoi çmimin Nobel të Paqes të vitit të kaluar , për vizionin e tij për një botë pa bërthamore, nënshkroi një marrëveshje të armëve strategjike në prill me Rusinë, ish-armiqtë e Luftës së Ftohtë për të shkurtuar mbushjet bërthamore me rreth 30 për qind.
Kryetari i bashkisë së qytetit të Nagasakit i bëri thirrje qeverisë japoneze për të nxitur një rajon paqësor dhe jonuklear. "Ne duhet të synojmë denuklearizimin e Japonisë, Afrikës së Jugut, Koresë së Veriut, dhe nuk duhet të vazhdojmë të mbështetemi në ombrellën amerikane bërthamore", u shpreh kreu i bashkisë Tomohisa Taue. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon vizitoi Nagasakin për herë të parë javën e fundit përpara ceremonive. Ai vendosi lule në vendin e tokës ku u hodh bomba atomike, dhe u zotua për të nxitur denuklearizimin global.
Japonia e ka të përcaktuar në kushtetutën e saj pacifiste të pas luftës, ndalimin e prodhimit apo zhvillimit të armëve bërthamore në vend.
Nagasaki u bombardua nga SHBA, në 9 gusht 1945, tri ditë pasi një tjetër bombë atomike ishte hedhur në qytetin tjetër japonez të Hiroshimës. Më 15 gusht 1945, Japonia u dorëzua.Më shumë se 27 mijë njerëz të qytetit vdiqën menjëherë, dhe në fund të luftës llogariteshin më shumë se 70 mijë të vdekur. Bomba e hedhur në Nagasaki mbante emrin "Njeriu i shëndoshë", përkujtohet cdo vit nga qeveria japoneze, e cila thotë se nga rrezatimi i këtyre bombave vdiqën mijëra njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›