E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandanti i NATO-s, Fitzgerald viziton nesër Kosovën

Gjatë ditës së nesërme, komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald pritet të vizitojë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in.

Gjatë qëndrimit në Kosovës, Fitzgerald bashkë me komandantin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler do të vizitojnë lokalitetin Harilaç ku efektivat e FSK-së zhvillojnë një operacion humanitar.

Forcat kosovare të Sigurisë po zhvillojnë një fushatë për pastrimin e zonave të minuara, për të zvogëluar rrezikun ndaj popullatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›