INSTAT: Në muajin korrik, çmimet e konsumit shënuan ulje prej 0.8%
TIRANË- Sipas Institutit të Statistikave, çmimet e konsumit në muajin Korrik shënuan një ulje prej 0.8 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit në muajin Korrik (Korrik – 2013 / Korrik - 2012) është 1.6 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.7 përqind. Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për shtyp të INSTAT, gjatë muajit korrik krahasuar me muajin e mëparshëm, Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.7 përqind. Ulja më e madhe prej 16.3 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Ndërkohë ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim uljen në nëngrupin ”qumësht, djath e vezë” me 1.0 përqind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.7 përqind, ” etj. Ndërsa çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje prej 7.3 përqind. Përsa i përket indeksit të çmimeve në grupin ”Veshje dhe këpucë”, sipas instat është shënuar një ulje prej 0.9 përqind.
Ndërkohë vihet re se Indeksi i grupit “Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një ulje prej 0.1 përqind ku mund të veçojmë uljen e çmimit të lëndëve djegëse me 0.4 përqind. Gjithashtu gjatë muajit korrik 2013, grupi “shëndeti” ka shënuar një ulje prej 1.0 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve të medikamenteve me 1.4 përqind. Bazuar në të dhënat e Instat, indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar një ulje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.5 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 përqind.
Përsa i përket indeksit të grupit ”Mallra dhe shërbime të ndryshme”, instat bën me dije se është shënuar një ulje prej 0.8 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së tarifave të siguracionit të makinave. Ndërkohë në grupet e tjera ndryshimet variojnë nga -0.1 përqind në 0.1 përqind., behet e ditur në njoftimin për shtyp të Institutit të Statistikave.
(m.a/BalkanWeb)