E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën 12-vjeçari në Durrës. Gropa me ujë mbyt xhaxha e nip në Mat

AMBULANCADurrës/Mat- Një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën dhe babai i tij ka mbetur i plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një shtyllë betoni në fshtatin Piezë të Durrësit.

Aksidenti i rëndë ndodhi teksa mjeti tip Benz me targa AA994AX, që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit u përplas fatalisht me shtyllën.

Për pasojë fëmija i mitur mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Sakaq i ati që drejtonte mjetin Alfred Jusufi 35 vjeç nga Linza e Tiranës është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e vëmendjes në drejtim.

Ndërkohë po sot një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij janë mbytur në Macukull të Matit. Shkak është thithja nga një gropë me ujë afro tetë metra e thellë. Policia tha se viktimat janë Ramazan Pilin dhe nipi i tij i mitur.

Mësohet se fillimisht 14-vjeçari është futur në ujë për tu larë, por pasi është zhdukur 52-vjeçari Pili është futur për ta shpëtuar. Por asnjëri prej tyre nuk mundi të dilte i gjallë nga gropa thithëse e shtrirë në kodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›