E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, politikani mbron prostitucionin

Një figurë premtuese e politikës japoneze e ka cilësuar si të nevojshëm sistemin përmes të cilit gratë detyroheshin të prostituonin për ushtarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Osakës, Toru Hashimoto ka deklaruar se, gratë u dhanë ushtarëve, që vinin jetën në rrezik, mundësinë për tu qetësuar.

Ai e ka bërë këtë vlerësim edhe pse është shprehur i vetëdijshëm se gratë ishin të detyruara të vepronin kundër vullnetit të tyre.

Rreth 200 mijë gra në territoret e pushtuara nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore vlerësohet të jenë detyruar të bëhen skllave seksuale për trupat ushtarake.

Shumë prej tyre vinin nga Kina dhe Korea e Jugut, por edhe nga Filipinet, Indonezia e Taivani. Mënyra e veprimit të Japonisë gjatë kohës së luftës është bërë shpesh herë burim tensionesh mes saj dhe vendeve fqinje në rajonin e Azisë.

Zoti Hashimoto, bashkëthemelues i Partisë Japoneze të Restaurimit, është politikani më i ri në historinë e Japonisë që bëhet kryetar i bashkisë së Osakës.

Në rrethanat ku plumbat fluturonin si shiu dhe era, ushtarët po vinin rrotull duke humbur jetën. Nëse ata duhet të qetësoheshin në një situatë të tillë, sistemi i grave të prostituuara ishte i nevojshëm. Kushdo mund ta kuptojë një gjë të tillë, ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›