Japoni, qeveria në dijeni për rrezikun në centralin e Fukushimës
TOKIO- Qeveria japoneze ishte në dijeni për rrezikun e energjisë bërthamore në centralin e Fukushimës gjatë orëve që pasuan cunamin në mars të vitit 2011, por nuk njoftoi publikun.
Një dokument zyrtar, i publikuar sot, tregon se gjatë një takimi me pjesëmarrjen e ministrave kryesorë, të organizuar më 11 mars rreth katër orë pas vërshimit të dallgëve gjigante kundër centralit atomik, një pjesëmarrës i paidentifikuar për herë të parë bëri thirrje për rrezikun e shkrirjes.
"Nëse temperatura e qendrës së reaktorit ngrihet pas tetë orësh, ka rrezik bërthamor", paralajmëroi zyrtari, duke përcaktuar se qarqet e ftohjes së lëndës së djegshme bërthamore funksiononin vetëm nëpërmjet baterive tetë orëshe.
Ky zbulim do të forcojë më tepër ndjenjën e përhapur në opinionin publik japonez që qeverisë i mungonte transparenca në menaxhimin e krizës më të rëndë bërthamore, që prej katastrofës së Çernobilit në vitin 1986.
(d.b/BalkanWeb)