Cooper: Me veriun e Kosovës duhet të merremi shpejt
PRISHTINE - “A do të jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund ta imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet e tjera”, ka thënë ndërmjetësi evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, për Radion Europa e Lire.
Ai ka thënë se nuk do të pranonte të ndërmjetësonte për një temë siç është veriu, duke u shprehur se kjo duhet bërë në nivel më të lartë.
Zyrtarët kosovarë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hapjen e negociatave për veriun në kuadër të bisedimeve të cilësuara si teknike, të cilat filluan në marsin e kaluar. Por, diplomati evropian e quan qesharake dallimin në mes të dialogut teknik dhe atij politik që është bërë deri më tani nga palët.
(d.b/BalkanWeb)