E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu:Të kufizohet imuniteti i zyrtarëve të lartë

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka kërkuar sot rishikimin e kodit penal në Shqipëri ndërsa ka theksuar se duhet të kufizohet edhe imuniteti i zyrtarëve të lartë.

Duke folur në një tryezë të organizuar nga ministria e drejtësisë për reformën në procedurën penale, ambasadori Arvizu theksoi se kodi penal duhet të rishikohet në mënyrë që kodi i ri të përballet me sfidat dhe shqetësimet që ka populli shqiptar.
 

Sipas ambasadorit Arvizu disa nga pikat që duhet të rishikohet janë afatet kohore të hetimit, proçeset e tejzgjatura të hetimit si dhe kufizimi i imunitetit të zyrtarëve të lartë.
 

Duke u ndalur tek imuniteti, ambasadori Arvizu theksoi se imuniteti i zyrtarëve krijon pengesa të hetimeve.
 

“Nëse në shumë vende të tjera, imuniteti i zyrtarëve të lartë është i kufizuar, në Shqipëri ai është i plotë dhe kjo ndikon në shumë raste, në krijimin e pengesave për hetime të ndryshme ndaj tyre” theksoi Arvizu.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›