"Channel one", Jaka: Vendimi i KKRT-së, i nxituar

Dhoma e tregtisë dhe industrisë i bën thirrje Këshillit Kombëtar të Radio Televizoneve që të rishikojë vendimin e dhënë për heqjen e licencës së televizionit “Channel one”.
Në një konferencë për shtyp kryetari i Dhomës së tregtisë Nikolin Jaka duke e cilësuar vendimin e KKRT-së si të nxituar theksoi se kjo do të thotë një stepje e sipërmarrjes së lirë.
“Këshilli Kombëtar i Radio televizioneve nuk duhet të ndikohet nga militantizmat” theksoi Jaka duke theksuar se javën tjetër do të mblidhet edhe kryesia e dhomës së tregtisë për të diskutuar për këtë çështje.
Ndërkohë televizioni “Channel One” ka ndërprerë dje transmetimet pas vendimit të marrë nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për t`i hequr licencën.