E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, rritet frika nga tajfuni Songda

Operatori i impiantit të dëmtuar bërthamor të Fukushimas ka shtyrë disa nga punimet e jashtme, ndërsa vendi pritet të goditet nga një stuhi tropikale.
 

Vetëm disa ditë më parë operatori i impiantit pranoi se nuk ishte i përgatitur për një mot të ashpër.
 

Ndërkohë shira të dendur po godasin veri-lindjen e Japonisë e cila është shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.
 

Në Japoni ekziston frika se më shumë materiale radioaktive nga impianti bërthamor i Fukushimas mund të derdhen në tokë e në det.
 

Sipas agjensisë meterologjike të Japonisë, tajfuni Songda do të shkaktojë edhe rrëshqitjen e dherave si dhe përmbytje të shumta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›