E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, luftime të reja në Sana

Ka raporte për luftime të reja në kryeqytetin e Jemenit, Sana, ndërkohë që janë rritur shqetësimet për intensifikimin e dhunës në këtë vend, ndërsa presidenti Ali Abdullah Saleh, po përpiqet të shtypë kryengritjen, kundër sundimit të tij më se 30 vjeçar.

Sipas raporteve, shpërthime të shumta dhe të shtëna janë dëgjuar sot herët në mëngjes në Sana, por nuk ka detaje për viktima.

Të hënën, aeroplanat e qeverisë bombarduan trupat rreth qytetit jugor, Zinxhibar, ku raportohet se kontrollin e kanë militantët radikalë islamistë.

Raportohet se afro 30 njerëz janë vrarë në luftime për këtë qytet gjatë ditëve të fundit.

Në qytetin tjetër, Taiz, protestuesit thanë se janë vrarë 20 persona, kur forcat e sigurisë hapën zjarr kundër demonstruesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›