Japoni, sërish rrjedhje uji radioaktiv
Një rrjedhje e re uji të prekur nga radioaktiviteti është zbuluar në centralin bërthamor të Fukushimës, në Japoni. Sipas mediave lokale, rrjedhja ka ardhur si pasojë e uljes anormale prej 10 centimetrash të nivelit të ujit në një depozitë të përkohshme.
Ndërkohë, prefektura e Fukushimës ka shpërndarë aparate matëse në të gjitha shkollat e rajonit, për të nisur një fushatë matjesh të thella, në mbrojtje të brezave më të rinj.
Ekspertët japonezë vlerësuan dje se ndotja e terrenit në një zonë prej 600 kilometrash rreth centralit bërthamor të Fukushimës është e krahasueshme me ndotjen e shkaktuar nga tragjedia e Cernobilit në vitin 1986.