E Diel, 1 Nëntor 2026

Bomba në Liban, plagosen 6 paqeruajtës italianë

Një bombë ka shpërthyer në afërsi të qytetit libanez, Sidon, duke plagosur kështu gjashtë ushtarë italian.

Andrea Tenenti, zëdhënës i forcave paqeruajtëse në Liban, ka thënë se pesë paqeruajtës italian kanë marrë lëndime të lehta, por ushtari i gjashtë është lënduar seriozisht gjatë këtij shpërthimi.

Sekretari Gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun, e ka dënuar sulmin dhe ka bërë thirrje për hetimin që do sillte autorët e sulmit para drejtësisë.

Ky është sulmi i parë ndaj trupave paqeruajtëse në Liban, që prej vendosjes së tyre në këtë shtet të vitit 2008.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›